Në Kosovë janë realizuar tri Exit Poll-e nga PIPOS, UBO Consulting dhe televizioni T7, të cilat japin rezultate të përafërta për partitë politike pas përfundimit të procesit të votimit.
Sipas të dhënave të të tre Exit Poll-eve, Nisma Socialdemokrate e drejtuar nga Fatmir Limaj nuk arrin ta kalojë pragun zgjedhor.
Rezultatet tregojnë se kjo parti ka marrë përqindje të ulët të votave në të gjitha matjet.
Sipas Exit Poll-it të T7, Nisma ka siguruar 1.7% të votave. Ndërkaq, Exit Poll-i i realizuar nga PIPOS e rendit Nismën me 1.1%. Edhe sipas të dhënave të UBO Consulting, Nisma ka marrë 1.7%.
Këto rezultate, ndonëse jo përfundimtare, tregojnë një prirje të qartë se Nisma Socialdemokrate mbetet nën pragun zgjedhor, në pritje të rezultateve zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.








