Gazetari Ilir Mirena, ka komentuar Exit Pollet e publikuar për rezultatet e zgjedhjeve të sotme.
Për këtë Mirena, ka thënë se bazuar në to, Vetëvendosjes i është ‘’shuar ëndrra’’ që do t’i marr 51% si në 2021.
‘’Çka e shoh në këtë rezultate të EXit Polleve, tash t’i presim edhe KQZ qysh ka me dalë, në bazë të këtyre është lajm pozitiv, është që VV’së edhe me ditën e sotme, jo vetëm me 9 shkurt, iu ka shu andrra që më i merr 51%. I ka kalibru vetë, qysh ka desht e ka pru deri me 28 dhjetor, me shpresën që diaspora e voton me të madhe, ky është një lajm i mirë që 14 shkurti i 2021 më nuk përsëritet’’, ka thënë Mirena.








