spot_img
spot_img
Sunday, December 28, 2025
spot_img
spot_img

Pak orë para mbylljes së qendrave të votimit, Kurti: Sot secili prej nesh përcakton katër vitet e ardhshme

Edhe një orë e gjysmë para mbylljes së vendvotimeve, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një thirrje të hapur për qytetarët që të marrin pjesë masivisht në zgjedhje.

Në një postim të tij në rrjetet sociale, Kurti tha “Janë më pak se dy orë e gjysmë nga koha kur do të mbyllën vendvotimet. Sa më e gjerë pjesëmarrja në zgjedhje aq më i madh legjitimiteti i institucioneve të ardhshme të vendit”.

Ai nënvizoi rëndësinë e çdo votuesi për të përcaktuar të ardhmen e vendit.

“Sot është dita kur secili prej nesh mund të jemi përcaktues për katër vitet e ardhshme. Prandaj, dilni dhe votoni, ftoni të gjithë miqtë, familjarët të dalin e të votojnë dhe në këtë mënyrë të bëhen pjesë e demokracisë dhe vendimmarrës”, u shpreh Kurti.

Kurti përfundoi mesazhin e tij me një thirrje.

“Dil dhe voto. Mos e le pa dalë. Mos e le për moment të fundit. Ju dua”, ka shkruar Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit