Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka votuar sot së bashku me nënën e tij, Rukën, dhe familjarët e tjerë.
“Unë me nanën Rukë, me Suzanën, gruja e Shkëlzenit, motrën Valbonën që ka ardhur prej Gjermanie, votuam në Gllogjan. E shfrytëzuam të drejtën me votu”, tha Haradinaj, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve.
Ai bëri thirrje që të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të marrin pjesë në vendimmarrjen për vendin.
“Bëjë thirrje qytetarëve, të gjithëve, ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, të votojnë të vendosin. Ky është vendimi i tyre më i madh, e t’i dalin krah Kosovës gjithë”, përfundoi Haradinaj.








