Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, është aktivizuar në minutën e 60-të, por që u bë kryefjalë në Itali.
Një veprim i tij i bukur, duke asistuar u shndërrua në hapjen e rrugës së fitores së Juventusit.
“Zonja e Vjetër” ngadhënjeu me rezultat 2:0 në konak të Pisa-s.
Calabres shënoi autogol në minutën ne 74-të.
“Zhegrova ia jep një top të bukur McKennie-t, i cili e pason në qendër për Kalulun, mbrojtësi ushtron presion mbi Calabresin dhe devijon topin në rrjetën e tij”, shkruan media e njohur italian “La gazetta Dello Sport”.
Në minutën e 90+2 Yildiz shënoi për 0:2.
Pas javës së 17-të në Serie A në futboll, Juventusi në vend të tretë me 32 pikë dhe Pisa në të 19-tin me 11 sosh.








