Një fotografi që u publikua në rrjete sociale ka bërë bujë në ditën e djeshme, por në anën tjetër edhe në Serbi shumë mediume kanë komentuar këtë rast.
Mediat në Serbi ende e vajtojnë humbjen nga Shqipëria me rezultat 1:0 në stadiumin në Leskovc.
“Serbia u mund nga Shqipëria në Leskovc, që do të thotë mbeti pa pjesëmarrje në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 2014.
Megjithatë, një fotografi që u shfaq së fundmi në internet shkaktoi një reagim të madh”, shkruan ky farë mediumi serb “Veçernj Novosti”.
“Shqipëria siguroi një vend në play-off nga vendi i dytë pas Anglisë, ku Silvinho do të përpiqet të bëjë një tjetër sukses jashtë fushe kundër Polonisë, pastaj kundër Ukrainës ose Suedisë nëse eliminojnë polakët në ndeshjen e parë.
Ndërsa ndeshjet më 26 mars dhe potencialisht më 31 mars presin, Silvinho po shijon pushimet e tij.
Një foto e ndarë nga vajza e Silvinhos, Tati, u shfaq në rrjetet sociale, duke ndarë një foto nga takimi, në të cilën vëllai i saj mban veshur fanellën e Serbisë!
Kjo u prit me dënim nga shqiptarët në rrjetet sociale, dhe më pas vetë Tati Mendes doli para dhe kërkoi falje nga të gjithë. Ajo gjithashtu shpjegoi se nuk e dinte për çfarë bëhej fjalë”, shkarravit më tëj ky medium.
“Më vjen sinqerisht keq. Vëllai im studioi në Milano me djalin që i dha fanellën.
Ke plotësisht të drejtë dhe unë nuk e kisha idenë se ishte një fanellë serbe, unë me të vërtetë nuk e ndjek futbollin.
‘Tashmë është fshirë dhe nuk do të ndodhë më. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj – shkroi Tati Mendes.








