Në emisionin Kojshia Show, për shkak se vendi ndodhet në prag të zgjedhjeve, këtë javë u zhvillua një debat i ashpër mes Plakut Mehdi Musa nga Mitrovica, i njohur si përkrahës i kryeministrit në detyrë Albin Kurti, dhe Plakut Maliq Ismajli nga Monopolci i Ferizajit, i cili njihet si simpatizant i ish-presidentit Hashim Thaçi.
Gjatë debatit, Mehdi Musa u shfaq tejet i nervozuar dhe përdori gjuhë të rëndë e ofenduese në deklaratat e tij lidhur me raportet politike me Serbinë. Këto deklarata nxorën reagim të menjëhershëm nga Maliq Ismajli, i cili akuzoi Albin Kurtin se, sipas tij, po i shërben interesave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç.
Përplasja verbale e tensionoi edhe më tej debatin në studio, duke nxitur reagime të shumta në opinionin publik.








