spot_img
spot_img
Saturday, December 27, 2025
spot_img
spot_img

Kurti për Amerikën: Partneriteti ynë është strategjik, aleanca është vlerore, miqësia historike

Kryeministri thekson rolin historik të administratave amerikane në lirinë, pavarësinë dhe sigurinë e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar lart partneritetin strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se mbështetja amerikane për shtetin e Kosovës ka qenë dhe mbetet dypartiake.


Kurti kujtoi se gjatë administratave të ndryshme amerikane janë shënuar momente kyçe për vendin. “Në administratën e demokratëve e fituam lirinë. Në administratën e republikanëve e shpallëm pavarësinë. Me administratën e fundit të demokratëve morëm grantin më të madh në historinë e vendit, 202 milionë dollarë investim në energji. Me administratën e tanishme republikane po e forcojmë si asnjëherë më parë ushtrinë dhe mbrojtjen me armatim dhe sisteme amerikane”, u shpreh ai.

Sipas Kurtit, këto zhvillime dëshmojnë se partneriteti ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së është strategjik, aleanca është e bazuar në vlera, ndërsa miqësia është historike. Ai theksoi se për këtë arsye mbështetja për Kosovën në Kongresin amerikan vazhdon të jetë e fuqishme dhe dypartiake.

Në fund, kryeministri falënderoi kongresistët Mike Lawler (R) dhe George Latimer (D) për letrat uruese dhe për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në forcimin e raporteve ndërmjet dy shteteve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit