President i Liberal International, Karl-Heinz Paqué ka shprehur haptazi mbështetjen për Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin e saj për Kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, Bedri Hamza.
Ai nëpërmjet një videoje ka thënë arsyet mbi të cilat mbështet atë, duke theksuar se Kosova ndodhet në një udhëkryq e me një qeveri jo që nuk funksioni për gati një vit.
Mbi këtë, ai thotë se PDK është nëj parti e pasionuar për integrimin e Kosovës për në Evropë.
“Jam President i Liberal International i organizatës globale liberale në të cilën PDK është një anëtare e çmuar si dhe Kryetar i Bordit të Fondacionit Friderich Naumann për Liri. Kosova ndodhet në një udhëkryq. Gati një vit pa një qeveri funksionale nuk i ka bërë mirë vendit. Janë humbur shumë miliona euro fonde nga Bashkimi Evropian, të cilat do ta kishin ndihmuar Kosovën të zhvillohej dhe t’i afrohet më shumë integrimit në struktura evropian. Unë besoj sinqerisht që Kosova mund të përparojë në potencialin e saj të plotë vetëm nëse zhvillon marrëdhënie të mira dhe të forta me vendet partnere evropiane. Në shumë takim, e kam parë PDK-në si një parti që është e apisionuar për integrimin e Kosovës për në Evropë. Pikërisht për këtë e mbështes PDK-në dhe mikun tim Bedri Hamzën që njerëzit e ngrohtë dhe zemër mire të këtij vendi të vogël por të mrekullueshëm të kenë një të ardhme të ndritur”, thotë ai.
Për këtë mbështetje e ka falënderuar edhe vet kryetari i PDK-së, dhe njëhrit kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza.
“Faleminderit Karl-Heinz Paqué, President i Liberal International, për mbështetjen e qartë për PDK-në dhe për mua personalisht. Zëri juaj në përkrahje të orientimit evropian, stabilitetit dhe zhvillimit të Kosovës është një inkurajim i madh për qytetarët tanë dhe për misionin tonë të përbashkët. Bashkë. Përpara”, ka shkruar Hamza teksa shpërndau videon e tij.








