spot_img
spot_img
Friday, December 26, 2025
spot_img
spot_img

Hekuran Murati: Nëse VV-ja nuk i fiton 50%, s’do të ketë paga pas 28 shkurtit

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, është akuzuar se ka ushtruar presion dhe ka përdorur gjuhë shantazhuese ndaj qytetarëve të Kosovës dhe punonjësve të sektorit publik në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Gjatë një paraqitjeje në emisionin në Kanal 10, Murati ka deklaruar se në rast se Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin të sigurojë mbi 50 për qind të votave, vendi mund të përballet me pasoja serioze institucionale, deri në rrezikim të funksionimit të shtetit.

Ai ka theksuar se mungesa e një fitoreje të tillë do ta komplikonte formimin e institucioneve të reja, duke e bërë të pamundur miratimin me kohë të buxhetit të shtetit.

Sipas tij, pa miratimin e buxhetit, do të pamundësohej ekzekutimi i pagave për sektorin publik.

“Në mungesë të ligjit të miratuar për buxhet, me legjislacionin në fuqi, si shtet i kemi veç dy muaj që mundemi me i përdor ndarjet buxhetore të vitit paraprak. Pra, veç janarin dhe shkurtin. Deri me 28 shkurt ka buxhet për pagesa: paga, pensione, fatura, shtese e këto tjerat. Pas datës 28 shkurtit asnjë pagesë nuk mundte me u ba pa buxhet”, ka thënë Murati.

Ai ka vazhduar më tej duke përmendur edhe afatin kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri.

“E dyta, ne më 4 mars na duhet me e zgjedh presidenten ose presidenten e re. Nëse nuk zgjedhet duhet me u shpërnda Kuvendi apo jo? Kjo tregon se ne para këtyre dy datave, mundësisht para datës 28 shkurt duhet me e pas qeverinë e miratuar dhe buxhetin e miratuar. Por, në historinë e vendit tonë veç një herë ka ndodhur që brenda këtij afati me u formu qeveria. Në të gjitha rastet tjera, formimi i qeverisë ka zgjatur më tepër se 3 muaj. E ne nuk i kemi tre muaj këtu, i kemi dy muaj e 4 ditë. Pra, për dy muaj e katër ditë vetëm një herë ka ndodhur me u formu qeveria, ka qenë vitin 2021, kur Lëvizja Vetëvendosej i ka pasur 50 për qind”, ka deklaruar Murati.

Ministri në detyrë ka insistuar se vetëm një fitore e tillë garanton vazhdimësinë institucionale dhe pagesat për sektorin publik edhe pas muajit shkurt.

“Prandaj, garancia e vetme në këto zgjedhje për të gjithë qytetarët dhe zyrtarët publik, që varen nga pagat, garancia e vetme që të kemi qeveri të miratuar dhe buxhet të miratuar para datës 28 shkurt dhe të vazhdoj funksionimi i shtetit është që VV-ja t`i merr”, ka thënë ai.

Kur është pyetur nga analistët se çfarë ndodh nëse kjo nuk realizohet, Murati ka përsëritur se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje është e domosdoshme.

Deklaratat e tij kanë nxitur reagime të ashpra. Ali Sefaj nga Sindikata e Shërbyesve Civilë ka krahasuar këtë qasje me praktika të përdorura në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

“Veç Jugosllavia e Sllobodan Millosheviqit i ka kërcënuar shqiptarët: nëse nuk i pranoni ndryshimet kushtetuese dhe masat e dhunshme, largoheni prej pune. Sot, të njëjtën logjikë shantazhi po e përdor Hekuran Zeza, i biri i jugosllavit, duke kërcënuar sektorin publik se, nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk i merr mbi 50%, do të mbesin pa paga dhe shteti do të kolapsojë”, ka shkruar ai në Facebook.

Në një reagim tjetër, Sefaj ka deklaruar se kjo përpjekje, sipas tij, është e destinuar të dështojë.

“Por zgjidhja është e thjeshtë dhe e qartë për të gjithë: mjafton që soji yt dhe ai i atyre që baballarët i kishin në punë edhe nën masat e dhunshme të Millosheviqit, të mbesin nën 40 deputetë. Atëherë Kosova nuk bllokohet më, sektori publik nuk kërcënohet dhe shteti nuk mbahet peng nga frika, por qytetarëve iu mundësohet të votojnë për suksesin e qeverisë apo alternativën me të mirë të opozitës. Hekuran Zeza shqiptarët nuk ka mundur t’i shantazhojë Millosheviqi, e jo më zhelja jote dhe e Albin Kurtit!”, ka shkruar Sefaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit