spot_img
spot_img
Friday, December 26, 2025
spot_img
spot_img

Valon Syla: As urën e Saradranit se meriton Kurti – nëse emërohet urë në Mitrovicë, le të jetë Afrim Bunjaku

Gazetari, Valon Syla ka reaguar ndaj deklaratave të Faton Pecit për mundësinë e emërtimeve të objekteve infrastrukturore me emër të liderëve politikë.

Sipas Sylës, ky veprim shihet si një përpjekje elektorale jo meritore dhe ofenduese për ata që kanë sakrifikuar në krye të detyrës.

“Nëse duhet një urë me emërtu në Veri apo Mitrovicë, ai është emri i heroit policit që ra në mbrojtje të Republikës, Afrim Bunjaku…”, shkroi Syla

Ai u shpreh se arritjet e kryeministrit Albin Kurti nuk mjaftojnë për të justifikuar një nderim të tillë dhe i konsideron ato përpjekje për të përfituar nga meritat e të tjerëve.

Syla shtoi se Kurti nuk ka bërë veprime me peshë meritore, duke përmendur satirikisht veprime të vogla si shpërndarja e bakllavave te policia.

“A kjo është kanari për me emërtu një urë me një njeri që edhe policët e heronj i lë pa rritje rrogash e pa sigurime… Lavdi për Afrim Bunjakun, Enver Zyberin dhe policët që ranë për Republikë, e jo për Albin Kurtin që përfiton nga patriotizmi i të tjerëve.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit