Kandidatja për deputete, Linda Nebiu nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, e cila garon me numër 101, po vazhdon të marrë përkrahje nga votuesit e kësaj partie.
Nebiu ka thyer edhe tabu, duke u bërë femra e parë nga Dragashi që konkurron për këtë pozitë.
Ajo ka arritur të fitojë mbështetjen e shumë votuesve, duke i premtuar se do të punojë në të mirë të tyre.
Mënyra e prezantimit të planprogramit të saj, ku ka listuar punët primare në mandatin e deputetës, dhe artikulimi që e shoqëron, ka bërë që shumë nga përkrahësit ta krahasojnë me një nga figurat më të bujshme të politikës, Grida Dumën.
Stoicizmi i saj në premtimet e dhëna, e kritikat për qeverisje ‘pa iu dridhur qërpiku’, kanë bërë që votuesit të besojnë në premtimet e saj.
Me këtë rast, e njëjta është e bindur në fitoren e saj drejt kësaj pozite, duke shtuar se zëri i qytetarëve duhet të jetë në qendër të vendimmarrjes.
“Zëri i qytetarëve është forca jonë dhe angazhimi ynë është që ky zë të dëgjohet fuqishëm në institucionet e vendit. Me besim dhe përkushtim, po ecim përpara drejt ndryshimit që e meriton Kosova”, ka thënë ajo pas tubimit me qytetarët në Malishevë.












