Tubimi përmbyllës i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Suharekë u shndërrua në një dëshmi të fuqishme të mbështetjes qytetare për Aleancën dhe kandidatin për deputet, Lahi Brahimaj.
Me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve dhe atmosferë entuziaste, Suhareka konfirmoi edhe një herë përkrahjen e saj për AAK-në dhe për kandidatin Brahimaj.
Gjatë tubimit, u theksua rëndësia e përfaqësimit dinjitoz dhe angazhimit për interesat e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.
Lahi Brahimaj falënderoi qytetarët për besimin dhe mbështetjen, duke theksuar se do të jetë gjithmonë zëri i Suharekës dhe i gjithë Kosovës, krah qytetarëve dhe krah Aleancës.
“Suhareka dëshmoi edhe një herë se mbetet fuqishëm krah Aleancës – si gjithmonë”, ka shkruar Brahimaj.








