spot_img
spot_img
Wednesday, December 24, 2025
spot_img
spot_img

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e Brendon Ajazaj, i dyshuar për plagosjen në Pejë

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë.

Personi i kërkuar është Brendon (Hamdi) Ajazaj, i lindur më 19 tetor 2005 në Gjermani. Ai dyshohet për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë.

Policia u bën thirrje qytetarëve nëse kanë çfarëdo informacioni lidhur me vendndodhjen e personit të dyshuar që paraqitet në fotografinë e publikuar, ta njoftojnë menjëherë Policinë e Kosovës ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor.

Për informacione, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes numrave dhe adresave në vijim: 192 dhe 0800 19 999 (pa pagesë), 039 432 327 – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, [email protected].

Policia garanton konfidencialitet për të gjithë ata që ofrojnë informacione të dobishme.

Ajazaj është emër i njohur për autoritetet, pasi edhe më 1 nëntor të këtij viti ishte kapur me armë me armë në Prishtinë dhe ishte dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit