spot_img
spot_img
Wednesday, December 24, 2025
spot_img
spot_img

E trishtë: Kjo është 47-vjeçarja që u gjet e vdekur në banesën e saj në Lubinjë të Epërme

Gazeta raportoi për një rast të rëndë që ka ndodhur paraditën e sotme në fshatin Lubinjë e Epërme, ku një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.

Bëhet fjalë për Ðulja Šabani.

Sipas informacioneve rreth orës 11:45, Stacioni Policor në Prizren ka pranuar njoftim për një person pa shenja jete. Patrullat policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se 47-vjeçarja, ndodhej e pajetë në banesën e saj.

Dëshmitari në këtë rast ka deklaruar se viktima ishte e sëmurë dhe se më herët ishte kërkuar ndihma mjekësore.

Njësia e emergjencës, pasi ka arritur në vendin e ngjarjes, ka konstatuar se trupi i viktimës ishte pa shenja jete, gjë që është konfirmuar edhe nga mjeku përgjegjës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Prizrenit, Hetimet Rajonale si dhe është njoftuar Prokurori kujdestar i Shtetit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetimet lidhur me rrethanat e vdekjes janë duke vazhduar nga autoritetet kompetente.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit