Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Rrahman Rama ka rrëfyer fillimet e angazhimit të tij.
“Uniformën e parë e kam vesh në vitet e 90-ta, kam qenë 23-4 vjet”, tha ai.
Rama tha mes tjerash se është rritur me familjen Jashari.
“Kam pas fatin që kemi lidhje familjare me familjen Jashari dhe unë jam rritë me atë familje me komandantin Legjendar dhe me Hamëz Jasharin”, tha Rama.
“Hapat e parë të luftës i kam nis aty”, shtoi ai.








