Çun Lajçi, artist i njohur, ka publikuar një poezi, të cilën ia ka kushtuar Albin Kurtit, kryeministër në detyrë.
Lajçi duket se e ka shkruar poezin pas takimit të Kurtit me një të moshuar nga Peja.
Lajçi ka shkruar se Kurti është djali i nënave.
Për më shumë, lexojeni poezinë më poshtë:
Djalin që e duen nanat
E di se t’urrejnë, mos u trazo.
Kur lind drita, hija shtohet, shtohet urrejtja.
Këtij popull i pëlqen hija ma shumë se trupi,
jehona ma shumë se fjala,i besojmë zhurmës ma shumë se frymës!
E bukura e rreme na mashtron,
e vërteta na dhemb.
E di se t’urrejnë.
E ndjej n’frymën e shkrimeve për Ty,
në gjuhën që s’gjen paqe përballë vlerës,
përballë dijes që s’mundet me u përkulë,
përballë dashnisë për Kosovën
që s’ka nevojë me u shpallë,
se rri n’gjak.
Çdo shekull ka rojtarin e vet.
Njiherë ishte Gjergji me shpatë e kryq,
njiherë Ismaili me fjalë e peshë kohe,
Bogdani me librin si lutje,
Ademi me flijim,
Ibrahimi me durim profeti,e tash,
ky shekull t’ka Ty,
t’vërtetën që djeg!
Ti je djali i nanave
dashnia për gjinin e fëmiut,
fluturimi i bletës n’polemin e lulës!
Më shajnë edhe mue kur flas për shekullin tand.
M’quajnë coftinë,të shitun,
të blemë n’pazar t’vogël.
Por fjala që vjen prej shpirti
s’ka çmimas pranga.
E di kush ishe para se me t’njoftë,
kush je n’heshtje,
e kush ke me u ba kur koha ta zbardhë fytyrën.
Atij që ia kanë thye brijtë,
që ia kanë lidhë duert me hekur,
mund t’ia këpusin kryet —
por s’mundet me ia nxjerrë prej gjoksit
dashninë për Kosovën.
Prandaj, gëzuar që tani,
për gëzimet që po vijnësi shenjë,si ogur,si dritë.
Për Ty,
për ne,
për Kosovën.
22.12.2025








