spot_img
spot_img
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

“Sjelljet e tua më kanë irrituar”, Brikena i shpall ‘luftë’ Mirit që në nisje të Big Brother VIP Albania

Brikena Selmani dhe Armir Shahini kanë nisur debatet e para në lidhje me miqësitë dhe armiqësitë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5.

Gjatë diskutimit, Brikena i ka thënë Mirit se ata do të jenë armiq në shtëpi, pasi sjelljet e tij superiore e kanë irrituar atë.

Ndërkaq, këngëtari është munduar t’ia argumentojë se e ka gabim, pasi në shtëpi janë të gjithë të barabartë dhe nuk ka asnjë person superior.

Foto: Instagram

Miri i ka thënë Brikenës që të mos analizojë shumë, pasi mund t’i analizojë gabim dhe se nuk ka shumë kohë.

Gjersa Brikena i është kthyer duke i thënë se ka kohë, duke i kujtuar atij se BBVA sapo ka nisur.

Pjesë nga diskutimi mes tyre:

Miri: Me kë bërë armik?

Brikena: Nuk besoj se do bëhemi miq, besoj se do bëhemi armiq.

Miri: E ke pozicionuar veten kot, ke arsye?

Brikena: Disa sjellje të tua superiore më kanë irrituar.Miri: E ke marrë gabim.

Brikena: Shpresoj që të kem marrë gabim.Miri: Ta garantoj unë, asnjeri nuk është superior, këtu jemi të barabartë. Dikush flet më shumë, dikush më pak, nuk jemi të gjithë njësoj. Ti që flet më pak je inferiore.

Brikena: Unë jam njeri që flas shumë, por më pëlqen që t’i analizosh gjërat para se të flas.

Miri: Mos i analizo shumë, se nuk ke kohë, se i analizon gabim.

Brikena: Kohë kam unë, kam 2-3 muaj kohë, mos ke problem, kohë kemi sa duash.

Miri: Pas tre muajsh nuk do analizosh më, se ka mbaruar. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit