spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Vdes edhe një këngëtar i famshëm (Foto-Video)

Chris Rea, këngëtari dhe kantautori britanik i njohur ndërkombëtarisht për hitet e tij të paharrueshme, përfshirë “Driving Home for Christmas”, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.

Sipas deklaratës së dhënë nga familja, ai ndërroi jetë në spital pas një sëmundjeje të shkurtër.

Lajmi ka tronditur fansat dhe komunitetin muzikor në të gjithë botën, duke kujtuar ndikimin e madh që Rea pati në skenën muzikore ndër dekada.

Chris Rea

Gjatë një karriere që zgjati më shumë se pesë, Chris arriti të ndërthurë në mënyrë të jashtëzakonshme elemente të ‘blues’-it, ‘pop’-it, ‘soul’-it dhe ‘soft rock’-ut.

I njëjti publikoi gjithsej 25 albume dhe disa prej tyre janë bërë klasike të vërteta.

Një nga albumet më të suksesshme ishte “The Road to Hell”, i cili arriti vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe përmbante këngë që u bënë ikonike për audiencën britanike dhe ndërkombëtare.

Përveç suksesit me albumin, Rea është i njohur edhe për këngën e përvitshme të Krishtlindjes, “Driving Home for Christmas”.

Kënga është një nga ato pak këngë që rikthehen çdo vit në radion dhe televizionin britanik, duke krijuar një ndjenjë nostalgjie dhe ngrohtësie.

Po ashtu, hitet e tij “On the Beach” dhe “Josephine” gjetën sukses të madh edhe në skenën e muzikës, duke u bërë pjesë e seteve të DJ-ve dhe klubeve të famshme në Evropë.

Rea shiti më shumë se 30 milionë albume në mbarë botën, duke u bërë një nga artistët më të shitur dhe më të dashur të brezit të tij.

Vdekja e Chris shënon fundin e një epoke për muzikën britanike dhe ndërkombëtare, por trashëgimia e tij muzikore do të vazhdojë të jetojë përmes këngëve që kanë mbetur pjesë e kulturës popullore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit