Dyshohet se mashtroi disa qytetarë për 30 mijë euro, arrestohet e dyshuara në Pejë

Në fshatin Loxhë të Pejës, Policia e Kosovës ka kryer një bastisje që ka rezultuar me arrestimin e një gruaje të dyshuar për mashtrim.

Sipas autoriteteve, e dyshuara gjatë periudhës 2022-2024 ka mashtruar persona duke u premtuar sera me subvencione, por duke kërkuar pagesa prej 300-400 euro për transport dhe montim.

Gjatë operacionit, janë sekuestruar prova të rëndësishme, përfshirë një laptop, një vulë dhe dokumente të ndryshme dhe një telefon. Vlera e dëmit të shkaktuar llogaritet të jetë rreth 30,000 euro.

E dyshuara është marrë në pyetje dhe është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit