spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

“Kryefjala, më e mira deri më tani” – banorja nga Kosova merr vëmendje të madhe në Big Brother të Shqipërisë

Bukuroshja nga Kosova, Brikena Selmani, ka hyrë zyrtarisht në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, duke sjellë menjëherë një valë reagimesh në rrjetet sociale.

Vetëm pak orë pas nisjes së spektaklit, Brikena është shndërruar në një nga personazhet më të komentuar të këtij sezoni, duke tërhequr vëmendjen e publikut me prezencën dhe karizmën e saj.

Ndjekësit nuk kanë kursyer komplimente dhe komentet pozitive: “Shumë bukur e ke nisur”, “Besoj që Brikena do të jetë kryefjala këtë vit”, “Kjo është goca më e mirë deri tani”, “Brikena personazh” etj.

Foto: Instagram

Hyrja e saj duket se ka sjellë një energji të mirë brenda shtëpisë, ndërsa fansat e spektaklit e ndjekin me kureshtje për të parë se si do të zhvillohen marrëdhëniet dhe momentet e saj gjatë edicionit.

Me këtë fillim të fuqishëm, Brikena duket gati të lërë gjurmë në këtë edicion të Big Brother VIP Albania.

Foto: Instagram

Gjithsej në këtë format kanë hyrë 14 konkurrentë, karaktere të ndryshme dhe mjaft interesante.

Një nga ta që do të hynte ishte edhe këngëtari Shpat Kasapi, i cili ndërroi jetë pak javë më parë. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit