spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Joshua i theu nofullën në dy vende gjatë ndeshjes, ja çka thotë Jake Paul

Boksieri i njohur, Jake Paul, ka përjetuar një incident të tmerrshëm në ring, pasi iu thye nofulla në dy vende gjatë ndeshjes kundër Anthony Joshuas.

Pas këtij dëmtimi, ai është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale. Lajmin e ka bërë të ditur ai vetë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Paul ka dhënë lajmin e operacionit, duke thënë se gjithçka shkoi mirë: “Operacioni shkoi mirë, faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen. Dy pllaka titani në secilën anë dhe disa dhëmbë u hoqën,” shkroi ai.

Jake Paul ka qenë nën presion gjatë këtyre ditëve pas humbjes së tij të madhe në ring, por ai ka shfaqur falënderime dhe ka siguruar fansat e tij se do të rikuperohet shpejt.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit