Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Melihate Basholli Latifi (43), kaloi një mbrëmje të veçantë dhe plot ngrohtësi me banorët e fshatrave Dobërllukë, Smrekonicë, Pasomë, Bajskë dhe Kçiq i Madh. Takimi u karakterizua nga mikpritja, bashkëbisedimi i hapur dhe mbështetja e fuqishme për vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës.
Në këtë atmosferë pozitive, u riafirmua përkushtimi i qytetarëve për fitoren e PDK-së dhe për ta bërë Bedri Hamzën kryeministër të ardhshëm të Kosovës, ndërsa Melihate Basholli Latifi theksoi rëndësinë e afërsisë me qytetarët dhe dëgjimit të zërit të tyre në çdo cep të vendit.









