Anthony Joshua ka fituar meçin ndaj Jake Paul, duke e nokautur në raundin e gjashtë.
Youtuberi i cili ka hyrë kohë më parë në sportin e boksit, nuk arriti ti përballoj goditjet e fuqishme të Joshua.
Ajo çfarë u bë virale pas këtij meçi, ishte festa e Joshuas, i cili bëri një gjest interesant, duke treguar me dorë se ka hequr kokën e kundërshtarit.
Kjo ishte fitorja e 29 e Joshuas (26 me nokaut), krahas edhe katër humbjeve.
Në anën tjetër, Paul ka zhvilluar 14-meçe deri tani, ku ka 12 fitore (7 me nokaut) dhe kjo ishte humbja e dytë.








