spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Harry Bajraktari: Ligji i ri amerikan konfirmon njohjen reciproke dhe garanton sigurinë e Kosovës

Veprimtari shqiptaro-amerikan e cilëson nënshkrimin e Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare si moment historik për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor.

Veprimtari i njohur shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, ka reaguar pas nënshkrimit nga Presidenti Donald Trump të Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA), i cili autorizon mbi 901 miliardë dollarë për programet e mbrojtjes dhe në të cilin është përfshirë edhe Kosova.

Sipas Bajraktarit, ky ligj reflekton qartë peshën dhe rëndësinë që Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi amerikan i kushtojnë sigurisë së Kosovës dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor. Ai thekson se mesazhi i Uashingtonit është i qartë: paqja, stabiliteti dhe e ardhmja demokratike e Kosovës janë interes strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bajraktari vë në pah se ligji mbështet zgjerimin e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në Aleancën Veriatlantike. Po ashtu, ai mbështet qartë marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve Kosovë–Serbi dhe kërkon zbatim real të saj, duke konfirmuar se qëllimi final është njohja reciproke mes dy shteteve.

Në reagimin e tij, Bajraktari thekson se ligji refuzon çdo ide për ndarje, shkëmbim territoresh apo ndryshim kufijsh mbi baza etnike, ndërsa njëkohësisht forcon mbështetjen amerikane për demokracitë e Ballkanit Perëndimor dhe për procesin e anëtarësimit të tyre në Bashkimin Evropian.

“Kjo nuk është simbolike. Është një garanci politike dhe strategjike se integriteti territorial, sovraniteti dhe orientimi pro-perëndimor i Kosovës mbeten të mbrojtura nga aleati ynë më i madh”, ka deklaruar Bajraktari.

Ai shton se Kosova duhet ta lexojë me kujdes këtë ligj dhe t’i përmbushë detyrat e saj, pasi kjo qasje e forcon pozitën ndërkombëtare të vendit dhe e afron edhe më shumë anëtarësimin në NATO, të cilin e cilëson si synim madhor për siguri, stabilitet dhe të ardhme euroatlantike.

Në përfundim, Bajraktari thekson se Kosova ka një shans historik për të ecur përpara, e mbështetur në një partneritet të palëkundur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat, sipas tij, kanë qenë dhe mbeten themeli i lirisë, pavarësisë dhe perspektivës demokratike të shtetit të Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit