spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img

“Ai është sa babai im”/ Rrëfen 22-vjeçarja: Se*ksi me të është i mahnitshëm, por…

E dashur psikologe, po përjetoj një lidhje që nuk e kisha imagjinuar kurrë. Jam duke u takuar me një burrë që është mjaft më i madh se unë, pothuajse në moshën e babit tim.

Marrëdhënia jonë ka filluar thjesht si një tërheqje fizike, por tani ndjej se po zhvillohet diçka më e thellë. Unë jam 22 vjeç, ndërsa ai 48, dhe ndonëse ndihem e lumtur pranë tij, nuk jam e sigurt nëse duhet ta bëjmë publik këtë lidhje.

Ai është i gjatë, me flokë gri të holla dhe sy të kaltër, me një trup të mirë të formësuar, që duket se kujdeset shumë për shëndetin dhe pamjen e tij. E takova për herë të parë në një pishinë ku shkoja shpesh për t’u relaksuar me shoqet e mia. Ai ishte aty duke notuar dhe më tërhoqi menjëherë. Një ditë më afrohet dhe më ofron një pije pranë pishinës, dhe më pëshpëriti se do të donte të takohej më mua jashtë pishinës. Ndjeva një emocion dhe kuptova që edhe unë e dëshiroja këtë.


Një javë më vonë, u takuam përsëri pranë pishinës dhe kaluam disa orë duke folur dhe qeshur. Ai më mbështeti dorën mbi krahun tim dhe kur u larguam për në shtëpinë e tij, filluam të putheshim me pasion. Ishte diçka që nuk kisha përjetuar kurrë më parë. Gjatë vitit që kaloi, kemi mbetur të tërhequr shumë nga njëri-tjetri, por tani ndjej dilema: a duhet të dalim publikisht?

Përgjigjja e psikologes:

Nëse ai është i lirë dhe i përkushtuar ndaj jush, nuk ka asgjë të gabuar në këtë marrëdhënie. Tërheqja ndaj një burri më të madh është krejt normale, dhe stigmat për diferencën e moshës nuk duhet të ndikojnë në ndjenjat tuaja.

Shumë marrëdhënie me diferencë moshe funksionojnë, veçanërisht kur partneri më i moshuar e di çfarë dëshiron dhe ka përvojë të mjaftueshme në jetën e tij. Nëse po mendoni të kaloni më shumë kohë së bashku, është e rëndësishme të flisni hapur për të ardhmen. Mos harroni: ju ndodheni në faza të ndryshme të jetës dhe pritshmëritë mund të jenë të ndryshme, kështu që komunikimi i qartë është çelësi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit