Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Lahi Brahimaj, ka marrë pjesë sot në hapjen zyrtare të fushatës së AAK-së në Prishtinë.
Përmes një postimi, Brahimaj ka shprehur mbështetjen e tij për fushatën e partisë. Ai është shprehur se është “krahë si gjithmonë”, duke nënvizuar angazhimin dhe përkrahjen e tij të vazhdueshme për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
“Sot, në hapjen e fushatës zyrtare të AAK-së në Prishtinë, fitore e madhe po na pret. Lahia krahë si gjithmonë”, ka deklaruar ai.
Lahi Brahimaj gjendet me numrin 90 në listën zgjedhore të AAK’së.






