Një person në Pejë është plagosur aksidentalisht nga një tjetër dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se informacionin për plagosje policia e kanë marrë nga Spitali i Pejës rreth orës 19:00.
“Pas orës 19:00 policia është njoftuar nga Spitali i Pejës se një person ka shkuar atje i lënduar nga arma e zjarrit. Ai dyshohet se është plagosur aksidentalisht nga një person. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë”, thotë Gashi.
Ai bëri të ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim.






