spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Limaj: Muja dhe të gjithë dëshmorët e Kombit janë më meritorët për lirinë që sot e gëzojmë

Në përvjetorin e rënies së Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tij, theksohet sakrifica për lirinë e Kosovës.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se Mujë Krasniqi – Kapuqi dhe të gjithë dëshmorët e Kombit janë më meritorët për lirinë që sot e gëzon Kosova.

Në përvjetorin e rënies heroike të komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, Limaj ka theksuar rolin e pazëvendësueshëm të tyre në luftën çlirimtare dhe në themelet e shtetit të Kosovës.

Sipas Limajt, Muja Krasniqi ishte një nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pjesë e celulave të para të organizimit të UÇK-së, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në rezistencën e armatosur.

Ai shtoi se kujtimi i jetës dhe veprës së Komandant Kapuçit bashkohet me nderimin për të gjithë dëshmorët e Kombit, duke theksuar se sakrifica e tyre mbetet themeli i lirisë dhe i shtetësisë së Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit