Berat Lahu, ish-ansambleist dhe njëri nga ata që e braktisi Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), ka zbuluar detaje të reja lidhur me përpjekjet e kryeministrit Albin Kurti dhe vartësve të tij për emërimin e kryetarit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).
Lahu, i cili kishte aplikuar për këtë pozita, ka folur për përpjekjet e mundshme të brendshme për ta larguar nga gara, tha ai.
Ai në një pjesë të bisedës madje shumë drejtpërdrejt tregoi se kryeministri në detyrë, njëkohësisht kandidat për mandatin e ardhshëm qeverisës nga LVV-ja, Albin Kurti, të njëjtin e kishte thirrur në një bisedë telefonike rreth 25 minutëshe.
“Kurti më tha ku doje me shku në ZRRE pa lejen e kryeministrit?”, tha ai në emisionin Debat Plus, duke treguar kështu presionin që është bërë për ta larguar nga gara.
Në bisedën mes tyre, sipas tij, ka qenë e përfshirë edhe Artane Rizvanolli.
Megjithatë, Lahu tregoi se kishte refuzuar fillimisht të hiqte dorë, sepse sipas tij, askush në listë nuk ishte më meritor.









