spot_img
Monday, December 8, 2025
spot_img

Hysen Çekaj nuk kandidon për deputet: Do të kujdesem për nënën

Vendimi i tij vjen për shkak të përgjegjësive familjare, veçanërisht ndaj nënës.

Hysen Sali Cekaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e ardhshme.

Përmes një deklarate të publikuar sot, Cekaj shpjegoi se vendimi i tij lidhet me përgjegjësitë familjare, veçanërisht ndaj nënës së tij, e cila ka nevojë për praninë dhe kujdesin e tij.

“Siç e keni parë, kësaj radhe nuk do të jem kandidat për Kuvendin e Kosovës. Vullnetin, energjinë dhe bindjen për fitoren tonë të përbashkët i kam të plota – ato nuk më kanë munguar kurrë. Por, përballë përgjegjësive që kam ndaj familjes sime, e sidomos ndaj nënës time, e cila sot më shumë se kurrë ka nevojë për praninë dhe përkujdesjen time, me keqardhje ju njoftoj se nuk do të jem pjesë e listës,” shkroi ai.

Ai shtoi se vendimi nuk e ndalon angazhimin e tij politik dhe se do të mbetet aktiv në organizimin e diasporës dhe përkrahjen e LDK-së. Cekaj gjithashtu tha se është i bindur se në zgjedhjet e ardhshme do të rikthehet më fuqishëm në garë dhe në angazhimet e drejtpërdrejta për partinë dhe Kosovën.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit