Fjalimi i dhimbshëm i Arif Ziberit në ceremoninë e homazheve: Shpat, do ta bëjmë atë duet në botën tjetër

Vdekja e hershme dhe e papritur e kënëtarit Shpat Kasapi, po përjetohet rëndë nga familja, shoqëria, kolegët, bota muzikore shqipe dhe jo vetëm.

Tashmë i ndjeri, sot po përcillet për në destinacionin e fundit.

Ceremonia mortore për Kasapin po mbahet sot në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ku dhjetëra familjarë, miq, kolegë dhe artdashës janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit artistit që ndërroi jetë katër ditë më parë.

Atmosfera në sallë është e rënduar nga dhimbja, ndërsa momentet më prekëse erdhën nga fjalimi i Arif Ziberit, anëtarit të grupit “Elita 5”.

I tronditur dhe me zërin që i dridhej nga lotët, Ziberi kujtoi Shpatin si një njeri të jashtëzakonshëm dhe një artist të dashur për publikun.

Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh: “Unë jam i sigurt që Shpati gjendet në një botë shumë më të mirë se kjo, dhe i premtoj, Shpat, do të realizojmë atë duet në botën tjetër, të jesh i sigurt”.

Arkëmorti i Shpat Kasapit ishte mbuluar me flamurin kombëtar shqiptar, ndërsa nën tingujt e heshtjes, nëna dhe familjarët e tij po prisnin radhazi të gjithë ata që kishin ardhur për t’i shprehur ngushëllimet.

Shpat Kasapi u nda nga jeta më 26 nëntor, në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një sulmi në zemër.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit