spot_img
Sunday, December 7, 2025
spot_img

Muriqi “rrëmben skenën” në La Liga; ‘Pirati’ shkëlqen me 2 gola, Majorkës i ikën fitorja nga duart (Video)

Majorka-Osasuna, ndeshja e parë për sot për javën e 14 në La Liga është mbyllur në barazim 2-2. Në sfidën e luajtur në “Palma de Mallorca”, të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë.

Vendasit fillimisht gjetën avantazhin e dyfishtë me dy golat e Vedat Muriqit. Goli i parë erdhi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 61, pas një faulli në zonë ndaj Jan Virxhili. Godet Muriqi, topi përfundon në rrjetë.


Në minutën e 66, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Jan Virxhili, Muriqi tregoi gjithë klasin e tij dhe shënoi golin e dytë. Vendasit u “ringjallën” në minutat e fundit. Fillimisht Raul Garsia ngushtoi shifrat me një ekzekutim perfekt nga goditja e dënimit në minutën e 81.

Në minutat shtesë, Flavien Bojomo, barazoi shifrat me një gol shumë të bukur me gjysmë-roveshatë, duke shtangur vendasit. Rezultati final 2-2, Vedat Muriqi padyshim “Lojtari më i Mirë i Ndeshjes”. Pas këtij barazimi, të dy ekipet renditen në pjesën e fundit të tabelës, Majorka në vendin e 15 me 13 pikë, Osasuna në vendin e 17 me 12 pikë.

Me dy golat e shënuar sot, Vedat Muriqi shkon në kuotën e 8 golave në 14 javë, duke barazuar Robert Levandovskin në vendin e dytë. Vendi i parë mbahet nga Kilian Mbape me 13 gola.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit