spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

Nasim Haradinaj: Po i shohim përpëlitjet e fundit të Hagës, vitin e ardhshëm do festojmë bashkë me shokët e luftës

Ish-luftëtari i UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka folur për atmosferën e rënduar psikologjike në Hagë dhe zhvillimet e fundit rreth procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ai theksoi se presioni është i madh dhe se deklaratat e ashpra nga të akuzuarit nuk janë të pazakonta në këto rrethana.

Sipas Haradinajt, faktet janë të pamohueshme dhe dëshmitë e paraqitura deri tani për Hashim Thaçin kanë treguar të vërtetën e plotë mbi rolin e UÇK-së para dhe pas luftës.


Ai u shpreh optimist se “përpëlitjet e Hagës janë të fundit” dhe se drejtësia do të triumfojë, duke parashikuar që vitin e ardhshëm, ish-luftëtarët do të festojnë sërish së bashku.

“Në Hagë është një presion shumë i madh psikologjik. Prandaj nuk është hera e parë që ai shprehet ashtu. Faktet janë kryeneçe dhe duhet që të mposhtin dëshmitë e joshura. Dëshmitë për Thaçin treguan gjithë të vërtetat. Ata e dinë se si është sjellë UÇK-ja para dhe pas luftës. Unë mendoj që përpëlitjet e Hagës, janë përpëlitjet e fundit. Unë mendoj që drejtësia do të fitojnë, duan apo nuk duan. Unë mendoj që vitin e ardhshëm do festojnë me shokët e luftës. Sepse këtu fitojmë të gjithë, fitojnë ata personalisht”, tha Haradinaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit