spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

Ish-ambasadori holandez përkrah deklaratën e Thaçit për seancën më 28 nëntor

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar pas deklaratës së ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili tha se mbajtja e seancës më 28 nëntor ishte një surprizë e pakëndshme për të dhe për shqiptarët.

Bosch është pajtuar me qëndrimin e Thaçit, duke theksuar se një seancë në këtë datë duhej të ishte shmangur.

“Pajtohem”, shkroi Bosch në rrjetet sociale, duke publikuar edhe një pjesë nga deklarata e Thaçit: “e mirëpres mbajtjen e seancës dhe për këtë arsye jam sot këtu, sepse jam i vendosur të respektoj sundimin e ligjit. Është në interes të kësaj gjykate që gjërat që nuk mund të ndodhin në shtetet tuaja përkatëse, të mos ndodhin as këtu”.

Ai theksoi gjithashtu se Thaçi ka nënvizuar faktin që, ashtu si çdo popull tjetër, edhe shqiptarët kanë historinë e tyre kombëtare dhe shtetërore, traditat dhe vlerat e tyre, ndërsa mbajtja e seancës më 28 nëntor ishte një surprizë e pakëndshme për ta.


“Ashtu si çdo popull tjetër, ne shqiptarët kemi historinë tonë kombëtare dhe shtetërore, traditat dhe vlerat. Mendoj se mbajtja e kësaj seance më 28 nëntor duhej të ishte shmangur. Sot çdo shqiptar ka festë kombëtare, shtetërore dhe familjare, sepse është festa e dinjitetit dhe krenarisë sonë kombëtare”, thuhet në deklaratën e Thaçit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit