Plot 17 kartonë të kuq janë shpërndarë në një ndeshje të Kupës së Bolivisë, ku 11 prej tyre ishin për futbollistët që ishin të pranishëm në fushën e lojës.
Kështu përfundoi ndeshja mes Real Oruros dhe Blooming më herët këtë javë.
Blooming avancoi tutje pas barazimit 2:2 në udhëtim. Ndeshjen e parë, kjo skuadër e kishte fituar 2:1 dhe shkoi në gjysmëfinale të Kupës.
Fituesi i Kupës e siguron vendin në “Copa Libertadores” për vitin e ardhshëm.
Sipas Real Oruros, lojtarët e Blooming e nisën përleshjen duke përdorur fyerje raciste.






