spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

AKR bashkohet me LDK-në për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Aleanca Kosova e Re do të garoj në zgjedhjet e 28 dhjetorit, si pjesë e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i AKR-së, Vesel Makolli, i cili bëri të ditur se sot është takuar me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe se nënshkrimin e marrëveshjes do ta bëjmë në mënyrë ceremoniale të martën e ardhshme.

“Po është e vërtetë, unë sot pasdite kisha takim me z.Abdixhiku, ku u morëm vesh të jemi pjesë e listës së tyre. Vendimin e kemi marrë pas përsiatjeve të situatës aktuale politike dhe pas sugjerimeve të presidentit tonë z. Behgjet Pacolli. Nënshkrimin e marrëveshjes do ta bëjmë në mënyrë ceremoniale të martën e ardhshme, deri atëherë do të merremi vesh për detajet e marrëveshjes”, është shprehur Makolli.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit