Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ishte këtë të enjte në qytetin e Shkodrës, në kuadër të festave të nëntorit, ku u prit nga kryebashkiaku, Benet Beci.
Në një pronocim për mediat Osmanit u shpreh se Shkodra është një qytet që ka dhë shumë për Shqipërinë dhe natyrshëm që lidhjet më Kosovën ka qenë shumë të afërta.
“Shkodra vërtetë e ka ndihmuar Kosovën në momente më të rënda. Në vitin 1998-1999 të gjithë qytetarët e Gjakovës dhe pjesët e tjera që kanë qenë më afër kanë qëndruar këtu, ku qytetarët e Shkodrës kishin zemrat dhe shtëpitë e tyre të hapura. Shkodra ka qenë pas nesh edhe në rindërtimin tonë pas luftës si ty shtete që synojnë integrimin në BE. Është emocion i veçantë për ne që në prag të festave të flamurit të gjendemi në Shkodër.
Për ne është festë e katërfisht, ku përveç festës së flamurit, është dita e Pavarësisë e Shqipërisë nesër, për ne është e rëndësishme sepse është ditëlindja e Komandantit legjendar Adem Jashari dhe është dhe përvjetori i daljes publike të UCK. Sot festojmë gjithashtu ditën e forcës së ushtrisë sonë.
Si Kosova dhe Shqipëria qëndrojnë sot të forta dhe në rrugë të drejtë për integrimin në BE për shkak të mbëhstetjes së aleatëve. Nesër do të jem në Vlorë dhe në Tiranë për të vazhduar festën e përbashkët”, është shprehur Osmani.






