spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

Shpërthen një granatë dore në Zubin Potok, humb jetën një person

Një person është gjetur sot pa shenja jete në Zubin Potok. Dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një granate dore.


Rastin për media e ka konfirmuar Petrit Fejza, shef i operacioneve të policisë në veri.

Fejza ka thënë se dyshohet për vetëvrasje.

“Me datë 26.11.2025 rreth orës 16:45 jemi njoftu se ne fshatin Popovicë të Zubin Potokut është një person i vdekur. Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga njësitet relevante të policisë, dyshohet se deri te vdekja ka ardh si pasojë e shpërthimit të një granate të dorës, e që dyshohet për vetëvrasje”, ka thënë Fejza.

Rasti është duke u hetuar. Ndërkaq me urdhër të prokurorit trupi është dërguar për obduksion.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit