Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Pushkolli është liruar nga autoritetet kufitare të Maqedonisë së Veriut pak orë pas arrestimit të tij në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia.
Ai kishte bërë të ditur se ishte arrestuar në pikën kufitare Bllac – Han i Elezit në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Ai në një njoftim kishte thënë se është arrestuar me urdhër të lëshuar nga autoritetet e Serbisë.
“Arrestimi, sipas informacionit të dhënë, lidhet me faktin se jam pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Kërkoj që institucionet e Republikës së Kosovës të marrin menjëherë të gjitha masat e nevojshme për trajtimin e këtij rasti dhe mbrojtjen e të drejtave të mia”, ka bërë të ditur ai.
Pushkolli është duke u mbajtur në pikën kufitare dhe është liruar pas intervistimit.








