spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

Fatmir Limaj: S’ka koalicion me PDK-në, jemi në kontakt me LDK-në për të arritur marrëveshje

Në medie sot u raportua se NISMA Socialdemokrate dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje për të garuar së bashku në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Megjithatë, kryetari i NISMËS, Fatmir Limaj në një prononcim të shkurtër i ka mohuar kategorikisht këto raportime.

I pyetur rreth mundësisë për një koalicion me PDK-në, Limaj theksoi se “jo, nuk ka ndodhur asnjë takim” mes dy partive dhe se pretendimet për dakordim janë të pavërteta.

Limaj tha se janë në kontakt me LDK-në për të arritur marrëveshje.

‘’Siç e keni pa, jemi në kontakt me LDK-në’’, tha Fatmir Limaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit