spot_img
Sunday, December 7, 2025
spot_img

Çelsi i jep leksion Barçës, Leverkuseni bën për “aspirina” Guardiolën, Juvja merr fitoren e parë; Napoli bën detyrën

Përfundojnë ndeshjet e mbrëmjes në Champions League. Supersfida mes Çelsit dhe Barcelonës e cila u luajt në “Stamford Bridge” është mbyllur me fitoren e pastër 3-0 për “Blutë” e Londrës.

Pas dy golave të shënuar nga Enzo Fernandez, të anulluar për prekje të topit me dorë dhe pozicion jashtë loje, rezultati u zhbllokua në minutën e 27. Pas një kombinimi të bukur në zonë dhe pasimit të Kukurejës për Estevao, në rrëmujë e sipër, Juls Kunde dërgoi topin në portën e tij. Në fund të pjesës së parë, Barcelona mbeti me 10 lojtarë, pasi Ronald Araujo mori kartonin e dytë të verdhë në pak minuta.

Ronald Araujo mori dy kartonë të verdhë në pak minuta.

Në minutën e 54, Estevao tregoi gjithë klasin e tij duke shënuar një gol shumë të bukur, pas një pasimi të marrë nga kapiteni Ris Xhejms dhe pasi u fut bukur në zonë duke kaluar mbrojtjen e Barcelonës, e dërgoi topin në rrjetë.

I sapofuturi në fushë, Liam Delap shënoi golin e tretë për Çelsin në minutën e 75, duke fundosur përfundimisht Barcelonën. Pas një kombinimi të bukur Pedro Neto-Enzo Fernandez-Delap, anglezi shtyu topin në rrjetë.

Juventusi mposhti me përmbysje 2-3 Bodo Glimt, duke marrë edhe fitoren e parë në këtë sezon në Champions League. Për norvegjezët shënoi Ole Blomberg në minutën e 27, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit.

Bardhezinjtë e nisën mjaft mirë pjesën e dytë. Skuadra e drejtuar nga Luçiano Spaleti gjetin golin e barazimit me Lois Openda në minutën e 48, një nga transferimet e bujshme të verës së fundit.

Belgu shënoi pas një aksioni të gjatë dhe u desh ndërhyrja e VAR-it për të cilësuar përfundimisht golin të rregullt. Ueston MekKeni shënoi golin e përmbysjes së madhe në minutën e 59.

Në minutën e 87, Brundstad Fet, barazoi shifrat për nortvegjezët nga pika e bardhë e penalltisë. Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej këtu, Xhonatan Devid shpëtoi Juventusin nga dështimi i radhës, duke i dhënë 3 pikët e para ekipit të Spaletit.

Surpriza deri tani vjen nga “Etihad”, aty ku Siti u mund pastër 0-2 nga Bajer everkusen. Gjermanët shënuan me një aksion të shpejtë me Alejandro Grimaldo në minutën e 23.

“Aspirinat” shënuan edhe golin e dytë me anë të Patrik Shik në minitën e 54. Sulmuesi çek shënoi me kokë.

Dortmund fitoi 4-0 në shtëpi ndaj Vijarrealit, falë golave të Serhu Girasi në minutat e fundit të pjesës ës parë. Në pjesën e dytë, në minutën e 54, Girasi dyfishoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa në minutën e 82, Fabio Silva trefishoi shifrat për verdhezinjtë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në Velodrom, edhe pse kaloi i pari në avantazh që në minutën e 6 me Harvi Bërns, Njuaksëlli umposhtur 2-1 nga Marseja. Francezët përmbysën shifrat në fillim të pjesës së dytë me dy golat e shpejtë të Aubamejang në minutat 46 dhe 50.

Në ndeshjet e tjera, Napoli mposhti 2-0 Karabagun,marseja triumfoi 2-1 përballë Njukasëllit, ndërsa Slavia e Pragës dhe Atletik Bilbao u ndanë në paqe, teksa ndeshja e luajtur në Çeki u mbyll me rrjeta të paprekura.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit