spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

“Bombë në Drejtorinë e Përgjithshme”, kërcënimi në serbisht që alarmoi mbrëmë pas mesnate Policinë e Kosovës

Mbrëmë pas mesnate, Policia e Kosovës ka marrë një kërcënim për bombë në Drejtorinë e Përgjithshme të këtij institucioni të sigurisë.

Siç merr vesh Gazeta thirrja është bërë nga një numër i cili me zë të modifikuar i ka thënë Policisë në gjuhën serbe se ka vendosur bombë në objektin e Drejtorisë së Përgjithshme. Thirrja siç merret vesh është bërë në numrin zyrtar të Stacionit Qendra.

Kërcënimi është përsëritur, gjë që i ka mundësuar zyrtarëve që ta incizojnë telefonatën.

“Në telefonin zyrtar të Stacionit Qendër është pranuar një telefonatë nga numri 0017253361503, nga i cili është dëgjuar zëri i një mashkulli – i modifikuar – duke folur në gjuhën serbe dhe duke pretenduar se në Drejtorinë e Policisë është vendosur një bombë. Thirrja nga i njëjti numër është përsëritur pas 3–4 minutash. Zëri i personit është incizuar nga zyrtari i bazës për shkallë të pranimit të informacioneve të ndjeshme, ndërsa nga autoritetet kërkohet ngritje e vigjilencës.”, thuhet në raport.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit