spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

Murati: Buxheti i Prishtinës u përdor për qëllime elektorale, LDK kishte mundësi të votonte buxhetin

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se buxheti i Prishtinës është përdorur për qëllime elektotale.


Në një konferencë për media ai tha se kryeqyteti ka punuar me 1/12 e buxhetit emergjent.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, në mungesë të kauzave të vërteta politike, ka vendosur të sabotojë, të marrë peng qytetarët e Prishtinës dhe të mbajë peng qytetin e Prishtinës, duke bërë betejën politike në kurriz të tyre. Nuk besoj se kanë kaluar dy javë prej kur nga kryetari i Komunës së Prishtinës dëgjonim se si do të transformohet trafiku urban, ndërsa tani nga transformimi kemi kaluar në ‘bankrotim’; po shihet qartë se po shtohet kjo propagandë që po bëhet. Në mungesë të kauzave politike kjo po keqpërdoret, madje po shfrytëzohet në kurriz të qytetarëve duke u mohuar atyre shërbime publike, vetëm e vetëm që të fajësohet qeveria apo Ministria e Financave.”, tha Murati.


Murati i jehoi deklarimeve të Vjosa Osmanit, Preisdente e Kosovës, se i ka ofruar Lumir Abdixhikut mundësinë që të thirret seancë për buxhet të Prishtinës në Kuvendin e Kosovës para se ta shpërbënte atë.

“Vjosa Osmani ua dha edhe një mundësi, që para të shpërbëjë Kuvnedin, të votohej buxheti edhe për tre komunat, RTK-në, dhe marrëveshjet ndërkombëtare Ky është problemi. Këtë që pamë sot, që LDK dhe Lumir Abdixhiku po bëjnë politike në kurriz të qytetarëve të Kosovës. Para një muaji e pata paralajmëruar këtë problem me Trafikun Urban”, tha Murati.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit