spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

Kosovari hero në Itali: Albion Berisha sfidon flakët për të shpëtuar jetët e banorëve

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Treviso të Italisë, ku një ndërtesë shumëkatëshe u përfshi nga zjarri.

Kosovari nga Malisheva, Albion Berisha, siç raportojnë mediat italiane, po kthehej në shtëpi kur pa zjarr që dilte nga dritarja e apartamentit të tij në Tower House në Via Pisa.

Ai nuk hezitoi, duke kuptuar menjëherë shkallën e rrezikut dhe duke njoftuar shërbimet e emergjencës.

“Ejani menjëherë”, u tha atyre. Pastaj nxitoi brenda, u ngjit shpejt shkallëve dhe shpëtoi gjyshen e tij, duke e mbajtur poshtë në krahë.

Derisa, vet Albioni, tha se kishte trokitur dhe ka rënë zilet e apartamenteve, duke paralajmëruar fqinjët për rrezikun dhe duke ndihmuar në evakuimin e shpejtë të ndërtesës!

Një gjest heroik që i lejoi atij ta çonte gjyshen në një vend të sigurt, duke shmangur kështu një skenar shumë më të keq. Në total, 100 persona në rrokaqiell u evakuuan.

Një falënderim të veçantë, Albioni e mori edhe nga kryeministrja italiane, Georgia Meloni, për aktin heroik të tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit