Policia jep detaje: Kolegu i punëtorit që vdiq në Dragodan humbi ndjenjat nga ngjarja

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin që ndodhi të premten në Prishtinë, ku një punëtor humbi jetën në vendin e punës, ndërsa një koleg u raportua fillimisht si i lënduar.

Megjithatë, Policia ka sqaruar se kolegu i viktimës humbi ndjenjat nga tronditja dhe jo për shkak të lëndimeve.

Viktima është Bashkim Nitaj.

Sipas raportit policor, ngjarja është cilësuar si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse, rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

“Prishtinë 21.11.2025 – 17:00. Raportohet se në vendin e tij të punës viktima mashkull kosovar, kishte pësuar lëndime trupore dhe si pasojë ka vdekur, ndërsa kolegu i tij nga ngjarja që kishte pasur kishte humbur ndjenjat dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Trupin e pa jetë nga vendin i ngjarjes e ka tërhequr IML. Rasti është duke u hetuar”, tha policia.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit