Shpëtoi nga mbytja të moshuarin në Itali, flet shqiptari

Elton Zefi, shqiptari i cili shpëtoi nga mbytja të moshuarin në Itali, ka thyer heshtjen.

32-vjeçari ka treguar se si ndodhi e gjithë ngjarja, teksa ka rrëfyer vështirësitë e momentit të shpëtimit, që i rrezikuan edhe jetën.

“E pashë që makina u përmbyt dhe hoqa të gjitha rrobat. E bëmë shpejt sepse nuk kishim kohë. Jemi hedhur brenda dhe zotëria tjetër që ishte me mua më ndihmoi. Ai e kapi prej krahu dhe donte ta nxirrte, por nuk mundi. Në një moment makina u fundos, pash dorën e zotërisë që e kishte ngritur lart dhe po mbytej. Më pas e kapa nga dora, e tërhoqa dhe u ngrita për lart. Për fat të mirë dritarja mbrapa ishte e hapur dhe ia dolëm për ta shpëtuar”, tha i riu shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur në Padova të Italisë, ku Zefi ishte i pranishëm në vendin e një aksidenti rrugor.

Pa hezituar, ai u hodh në një kanal me ujë, duke vënë në rrezik jetën e tij për të nxjerrë nga automjeti që po fundosej një biznesmen 85-vjeçar italian.

Falë ndërhyrjes së tij të shpejtë, i moshuari u shpëtua dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit