spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

“Po të kishte sistem normal drejtësie, Hekuran Murati do të ishte në burg”

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Shkëmb Manaj, ka thënë se po të kishte sistem normal të drejtësisë, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, do duhej të ishte në burg për shkak të ndalimit të të hyrave vetanake të komunës.

Manaj ka thënë se për herë të parë në historinë e Kosovës, një qeveri qendrore ia ndalon një komune mjetet që ajo i ka mbledhur vetë, duke përmendur 25 milionë euro të tubuara gjatë këtij viti e që sipas tij duhet t’u kthehen qytetarëve përmes shërbimeve komunale.

“25 milionë euro që janë mbledhur gjatë këtij viti dhe që duhet të shkojnë te qytetarët, janë ndalur në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën. Po të kishim sistem normal të drejtësisë, ministri i Financave sot duhej të ishte në burg për shkak të kësaj ndalese të buxhetit, sepse ka rrezikuar shërbimet esenciale – shëndetësinë, mirëqenien sociale, shujtat për fëmijë, energjinë në shkolla, transportin dhe shumë shërbime të tjera”, deklaroi Manaj.

Ai paralajmëroi se ndalimi i mjeteve rrezikon funksionimin normal të komunës dhe se qytetarët janë drejtpërdrejt të prekur nga ky vendim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit