spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

E rëndë: Një punëtor humb jetën në Prishtinë, lëndohet një tjetër

Një ngjarje e rëndë në vendin e punës ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar derisa po kryenin punime në rrugën “Faruk Rama”.

Zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana, ka konfirmuar se rasti është raportuar rreth orës 17:00.

Ai shtoi se autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit tragjik.


“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se dy persona janë lënduar derisa ishin duke punuar, në rrugën Faruk Rama në Prishtinë. Si pasojë e lëndimeve, njëri nga personat ka ndërruar jetë.
Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personi tjetër i lënduar është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë, kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit