spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Enver Hasani: Ja krimi më i madh që pushteti i deridjeshëm ia ka bërë Kosovës

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për mosanëtaresimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Ai ka bërë me dije se ky veprim është krimi më i madh që ia ka bërë Kosovës pushteti i Albin Kurti.

Hasani ka thënë anëtarësimi i Kosovës në KiE do t`i ndihmonte shumë edhe ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim prej 5 vitesh.


Sipas tij, Gjykata e Strasburgut do ta ndalonte shkeljen e të drejtave të ish-krerëve te UÇK-së nga Gjykata Speciale.

“Aty janë krijuar disa institute, disa kategori, që po të ishim ne në Këshill të Evropës, do të mund të adresoheshin. Është krimi më i madh që i është bërë Kosovës prej pushtetit të deridjeshëm. Pra, mosanteresimi. Sepse ai me automatizëm iu kish dhënë të drejt(të akuzuarve), sepse zvarritje e procedurave dhe çështje të tjera kanë mundur të sfidohet”, është shprehur Hasani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit